E Shtunë, 31 Tetor 2026

TAP do te kaloje permes Greqise dhe Shqiperise dhe perfundon ne Itali

Konfirmohet fakti se projekti i i tubacionit të gazit TAP, do të kalojë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa autoritet e Bankers Petrolim kanë hedhur poshtë çdo alternativë tjetër. Zhvillimi i tubacionit Transadriatik (TAP) do të shërbejë si rrugë transporti jugor të gazit në Evropë.
Duke folur në Forumin e British Petroliuan në Berlin, më 24 maj, Iain conn, Shefi Ekzekutiv i tregut në British Petrolium, rikonfirmoi angazhimin e kompanisë për të punuar së bashku me TAP dhe qeveritë e vendeve tranzit për të marrë lejet e nevojshme dhe miratimet për Projektin.
Sipas përfaqësuesit të BP, partneret Shah Deniz kohet e fundit kane zgjedhur Trans Adriatic Pipeline (TAP) per opsionin, që kalon nga Greqia dhe Shqipria për në jug të Italisë. “Negociatat ekskluzive tashmë janë në proges me TAP dhe nuk ka asnjë shans që këto negociata të vazhdojnë me projektin e interkonjeksionit Turqi, Greqi, Itali për të trasnportuar gazin e Azerbaxhanit”, deklaroi shefi ezkekutiv i tregjeve. Sipas tij, Tubacionet Nabuko të Europës perëndimore dhe juglindore aktualisht janë në garë për rrugën që kalon në Europen juglinore dhe atë qendrore.

“Nëse Italia shpreson të importojë gaz në korridorin jugor asaj do t’i duhet të kalojë përmes projektit TAP. Ne jemi të perkushtuar të punojmë me qeverinë italiane , greke dhe shqiptare dhe me TAP për të marrë të gjitha miratimet e nevojshme dhe lejet për të bërë që opsioni i tubacioneve të jetë një sukses. Një përzgjedhje përfundimtare përmes TAP dhe fituesi Jug -lindor dhe qendror europian pritet para qershorit 2013”, konfirmon shefi ekzekutiv i tregut në kompaninë British Petrolium.

Realizimi i projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik ,pritet t‘i sjellë Shqipërisë 1 miliardë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›