Lagarde terheq deklaratat kunder grekeve

Drejtoresha e FMN Christine Lagarde është tërhequr nga deklaratat e saj për “The Guardian” se ka më shumë simpati për fëmijët afrikanë se sa grekët. Përmes një mesazhi nga rrjeti social facebook, lagarde ka shprehur simpatinë për grekët duke shkruar se e kam shprehur shumë kohë më parë se jam shumë dashamirëse e popullit grek dhe sfidave me të cilat po përballet. FMN po mbështet Greqinë në përpjekjet e saj për të tejkaluar krizën dhe për t’iu rikthyer rrugës së rritjes ekonomike, të punësimit dhe stabilitetit, thuhet në mesazhin e Lagarde. Më tej ajo shton se një pjesë e rëndësishme e kësaj përpjekje lidhet me përgjegjësinë që të gjithë duhet të marrin për të paguar pjesën e tyre të barrës fiskale, kryesisht më të privilegjuarit duke paguar taksat e tyre. Ajo shkruan se pikërisht këtë ka dashur të shpreh kur ka folur për gazetën The Guardian, si pjesë e një interviste të gjatë pak kohë më parë. Reagimi i Lagarde është bombarduar me mbi 13 mijë mesazhe në facebook qytetarëve grekë por edhe të huaj, të indinjuar nga deklaratat e një dite më parë të shefes së FMN-së në një intervistë për të përditshmen britanike The Guardian. Lideri i Syrizës, Alexis Cipras në përgjigje të Lagarde është shprehur se grekët nuk kërkojnë miqësinë e Lagarde dhe punonjësit paguajnë të gjitha taksat. Me tej reagime kanë ardhe edhe nga franca dhe Italia. Zëdhënësi i qeevrisë franceze ka kritikuar vizionin që shefja e FMN-së ka ndaj grekëve duke thënë se nuk është momenti për t’u dhënë leksione atyre. Ndërsa përgjegjësi për Ekonominë dhe Punësimin e partisë demokratike italiane fassina përgjigjet se “Fjalët e Lagarde mbi Greqinë janë të rënda dhe të papërgjegjshme. Shoqëria greke ka shprehur zemëratën ndaj fjalëve të Lagarde edhe përmes mikrofonit të Reuters. A mund të fyhen ata dy apo tremijë persona që kanë kryer vetvrasje për shkak të krizës? Pyet një prej banorëve të Athinës. Të tjerë shpehen se Zonja Lagarde duhet të vijë këtu dhe të flasë me njerëzit dhe jo me politikanët. Kështu mund të kuptojë më mirë përse jemi kaq të zemëruara, sa punojmë dhe sa paguhemi.