Prania shperblehet - Firmat shqiptare ne panairin e Nurembergut BioFach 2011

Nje sektor i ekonomise qe aktualisht njeh vetem rritje eshte ai i prodhimeve organike. Skandalet e vazhdueshme ne industrine bujqesore sic ishte kohet e fundit ai i dyoksines tek vezet kane bere qe gjithmone e me shume tregtues me shumice ti kthejne syte nga kjo dege. Qe keto prodhime nuk jane me dicka e vecante por kane hyre ne tregun e konsumit ne mase kete e deshmoi edhe panairi i Nurembergut BioFach 2011 te cilin e vizituan afro 44000 njerez te fushes.
Jo vetem per trurin por edhe per syrin
Joshjen per prodhimet organike te ekspozuara ne panair nuk e ndillte vetem vetedija per ushqim te shendetshem por edhe estetika e prezantimit. Tek kaloje ndermjet stendave te krijohej pershtypja se aty nuk shiteshin mallra bujqesore por gure te cmuar. Me aq finese i kishin zbukuruar dhe ndricuar raftet dhe vitrinat e tyre mbi 2500 ekspozuesit nga 86 vende te botes. Ne kete kolorit prezantimi ishin shkrire edhe vitrinat e kater prodhuesve shqiptare.
Lulet e kuqerremta te monarda didyma-s njeres prej bimeve te rralla qe kultivon kompania nga Tirana Tomadhea formonin nje yll mbi xhamin e poshtem te vitrines Nje magnet per syrin e vizitorit qe terhiqte vemendjen per bimet e tjera te paketuara neper qese te vogla te tejdukshme. Agim Pudja numeron Edelweiss mentes sambucus e disa te tjera te gjitha jane te certifikuara nga Bio-Inspekta zvicerane thote pronari i kompanise. Agim Pudja arrin te shese deri dhjete ton ne vit ne tregun e huaj kryesisht ate italian zviceran gjerman. Bimet jane te egra dhe mblidhen nga njerez te ndryshem neper zonat malore te certifikuara. Pjesemarrja e sivjetshme ne BioFach ia ka shtuar te ardhurat e pritshme me 20 per qind thote ai.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Agim Pudja menaxher i firmes Tomadhea
Pjesemarrje per here te peste
Krahas Tomadheas tek stenda me emrin Enjoy Bio Albania jane ekspozuar edhe tre kompani te tjera Vaji i Ullirit Shkalla i cili ne vitet e meparshme ka fituar disa cmime ne kete panair Amla nje kompani nga Tropoja qe tregton geshtenja si dhe Xherdo. shte hera e peste qe Shqiperia merr pjese ne kete panair dhe Xhevit Hysenaj nga Xherdo nga keto prezantime ka mesuar se edhe prezenca shperblehet Ne fillim nuk kishin besim tek ne kujtonin se prania jone do te ishte e perkohshme. Por duke na pare qe ne prezantohemi cdo vit kane filluar te na marrin me seriozisht thote ekonomisti i cili ka njezet vjet qe merret me tregtimin e erezave dhe bimeve medicinale. Ai i shet ato ne te gjithe boten duke filluar qe nga Italia fqinje e deri tek SHBA-te dhe Brazili Ka interes per bimet tona sepse jane autoktone dhe e kane zgjedhur vete klimen dhe token ku rriten thote ai.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Xhevit Hysenaj nga firma Xherdo
Manaferra hurma boronica cdo gje qe rritet e eger ne Shqiperi eshte e mirepritur ne tregjet e huaja. Xhevit Hysenaj eshte i kenaqur me rezultatin e pjesemarrjes ne BioFach. Rreth 70 perqind te mallit e kam shitur tashme thote ai. Tri kontrata jane prodhime te reja njera prej tyre me nje firme ceke e cila do te ngrije frutat e egra qe vijne nga Shqiperia. Hysenaj do te deshironte qe kete perpunim ta bente vete por i mungojne kapacitetet. Vetem para disa vjetesh ai ndertoi nje fabrike te re per distilimin e prodhimeve organike per ngrirjen i mungon teknologjia. Ne duhet ti perpunojme vete keto bime sepse keshtu rrisim edhe vleren e tyre ne vend dhe hapim vende te reja pune thote ekonomisti.
Bildunterschrift Stenda e produkteve nga Shqiperia ne panairin e Nurembergut BioFach 2011
Ekspertiza te pafrytshme
Por per kete nevojiten ndihma dhe mbeshtetje. Ministria e Mjedisit e cila merret me bimet mjekesore ne bashkepunim me Shoqaten e Bimeve Medicinale dhe Esencave te Shqiperise sapo ka arritur te permiresoje legjislaturen per grumbullimin dhe ruajtjen e tyre. Shoqata ne bashkepunim edhe me organizatat e ndryshme nderkombetare organizon trajnime te rregullta per grumbulluesit ku u meson atyre se si ti vjelin dhe ti ruajne mallrat. Por subvencionet per perpunimin industrial ende mungojne.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Iris Kazazi koordinatore e programit zviceran SASA qe mbeshtet ekonomine e produkteve bio ne Shqiperi
Iris Kazazi nga SASA projekt zviceran qe mundeson pjesemarrjen e kompanive shqiptare ne panairin e Nurembergut thote se bujqesia organike ende eshte ne fazen fillestare ne Shqiperi. Ka shume programe subvencionimesh nga shteti por kerkesat jane te larmishme dhe ato shkallezohen sipas parimit pak nga te gjitha. Hysenaj qe perfaqeson edhe Shoqaten e Bimeve Medicinale eshte i mendimit se shume projekte bashkepunimi ndermjet sektorit privat dhe atij publik qe financohen nga organizatat e huaja nuk e kane efektivitetin e duhur Aty ka filluar te hyje fryma e tendereve thote ai. Kjo do te thote se parate shkojne me shume per te bere ekspertiza rekomandimet e te cilave nuk zbatohen. Per kompanite nuk mbetet asgje.
Autor Anila Shuka
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora