E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çokollata, më e mirë se frutat për zemrën

Sipas një studimi të fundit të publikuar në SHBA, çokollata mund të jetë më e mirë sesa disa fruta, pasi çokollata ka shumë antioksidantë.

Në këtë mënyrë mund të kënaqen fansat e kakaos, pasi nëse do ti besojnë zbulimit të publikuar në revistën amerikane Chemistry Central Journal, çokollata mund të jetë më e mirë se disa fruta, pasi përmban më shumë antioksidante dhe flavonoide.

Para se të mbërrinin në këtë përfundim, shpjegon Psychomédia, kërkuesit kanë krahasuar çokollatën e zezë me lëngun e frutave të freskëta, si shega. Në fakt, shega ka rezultuar se përmban më shumë antioskidantë sesa çokollata me 60 për qind kakao. Në fakt, këto përfundime janë për çokollatën e zezë dhe jo për çokollatën e ngrohtë. Por nuk duhet të hidhet poshtë dhe të mirat e frutave. Atëherë, përse të mos ti përdorim të dyja?

Pergatiti: Aida Harka

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›