E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëngjarashët, çështje truri dhe syri

Një studim shkencor ka bërë të ditur se syri dhe truri punojnë së bashku. Tendenca për të qenë mëngjarash, apo jo, është e lidhur me dominim e njërit sy mbi tjetrin, si dhe hemisfera cerebrale korresponduese mbi tjetrin.

Studimi që sapo është publikuar nga Royal Society Biology Letters shpjegon arsyen se përse kafshë të ndryshme mund të jenë mëngjarashë ose jo. Papagallët, të cilët kanë qenë pjesë e studimit janë mëngjarashë, ndërsa te njerëzit janë vetëm 10 për qind.

Disa shkencëtarë australian kanë realizuar një raport nga Slate tregon qartazi predispozitën për të qenë mëngjarashë, ose jo, varet nga dominimi i njërit sy ndaj tjetrit. Kështu truri trajton me përparësi informacionet që vijnë nga një sy, syri drejtues. Hemisfera e djathtë kontrollon anën e majtë të trupit dhe anasjelltas, hemisfera e majtë kontrollon anën e djathtë të trupit. Fakti të jesh mëngjarash, apo ajo, tregon se cila pjesë e trurit është dominuese. Megjithatë, as mëngjarashët, e as ata që punojnë me të djathtën, nuk tregon se cilët janë më të shkathët. Studiuesit saktësojnë se nuk ka asnjë arsye të mendosh se sot kafshët me trurin e djathtë apo të majtë të jenë më superior, apo e trajtojnë ndryshe informacionin, bëhet fjalë thjesht për një imazh të pasqyruar. Studimi shpjegon se nëse njëra nga hemisferat cerebrale funksionon më shumë sesa tjetra në momentin e kapjes së informacionit, të dyja hemisferat punojnë të dyja në të njëjtën kohë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›