Alergjitë ushqimore te fëmijët
Aparati tretës ka një sistem të pasur imunitar përsa i përket mukozës. Ky sistem mbron organizmin kundër viruseve, baktereve dhe parazitëve, duke u përgjigjur në një mënyrë imunitare, që ka si qëllim t’i eliminojë këto. Sistemi imunitar duhet të njohë proteinat ushqimore për të pranuar kalimin e tyre nëpërmjet mukozës. Një ushqim përmban shumë proteina dhe mes tyre ka nga ato që janë alergjike, madje mund të përmbajë deri në 40 elementë alergjikë.
Një predispozitë ndaj alergjisë
Toleranca natyrore ndaj proteinave ushqimore jo të zakonshme është një e veçantë biologjike origjinale. Te disa fëmijë ka një terren familjar i quajtur” atopike”. Atopia është një predispozitë gjenetike për të përpunuar antitrupat kundër alergjive natyrore (proteina natyrore) që hyjnë në kontakt me organizmin nëpërmjet lëkurëz apo mukozës (respiratore, tretëse).
Alergjitë ushqimore janë alergjitë e para që hyjnë në kontakt me organizmin. Në fakt, dihet se alergjia ndaj ushqimeve nis që me qumështin e nënës. Sasia e ulët e proteinave ushqimore shërbejnë për sistemin imunitar të bebes, në mënyrë që ai të krijojë imunitetin e tij. Në rastin e një terreni atopik, ka një predispozitë për lindjen e një alergjie ushqimore.
Është e mundur që alergjitë e ushqimit favorizohen nga prania e një inflamacioni të mukozës intestinale nën influencën e faktorëve të ndryshëm (virusi, reagimi ndaj stresit, prishja e florës intestinale, prania e parazitëve).
Simptomat
Fëmijët e vegjël mund të nisin të ushqehen me ushqime qysh herët, madje që në bark. Alergjia ndaj ushqimeve kap edhe tubin tretës dhe i sjell shpeshherë të vjella, diarre, dhimbje në stomak. Ajo mund të sjellë dhe një atrofi totale me diarre të vazhdueshme në rastet e intolerancës ndaj glutenit. Te fëmija më i rritur, simptomat janë të ndryshme: shok anafilaktik, urtikarje, probleme me lëkurën e buzëve dhe të gojës, diarre, të vjella, astmë, infeksion ORL etj.
Ushqimet
Disa nga ushqimet nga të cilat mund të ketë alergji: veza, peshku, arra, qershia, pjeshka, molla, kumbulla, ulliri, qumështi i lopës, apo edhe ushqime të tjera ku futen dhe frutat e detit, karota, erëzat etj. Ndërsa ushqimet e tjera më pak alergjike janë: frutat ekzotike, ananasi, banania, kivi, kakitë, arra kokosi apo edhe perime, si barbunja, bizele etj., miell gruri, mish viçi, patate, mish pule, derri etj.
Para moshës 1 vjeç ushqimet më alergjike janë veza dhe qumështi i lopës. Gjatë moshës 1 dhe 3 vjeç ushqimet kryesore alergjike janë veza (me 31%), kikiriku (18%), qumështi (12,5%), peshku (12,5%), vaji i kikirikut, mustarda.
Disa faktorë mund të ndikojnë në shfaqjen e alergjisë, si është: ndryshimi i shpeshtë i ushqimeve, përdorimi i shumë proteinave shtesë në përgatitjen e ushqimeve industriale për shkak të pastërtisë së tyre etj. Industritë agro-ushqimore fusin vazhdimisht elementë të rinj në përgatitjen e tyre.