Ja këshillat që fëmijët të hanë perimet
Shijet
Fëmijët pëlqejnë pjatat e thjeshta dhe me një shije. Dhe ata kanë më shumë dëshirë të hanë të ëmblat si, bombone, çokollata, por edhe makarona, pilaf, mish, prodhimet e qumështit, por edhe të kripurat si patate të skuqura, biskota me krip.
Në këtë logjikë, perimet nuk janë të pëlqyeshme në sytë e tyre. Kanë një tendencë natyrore të quajtur neofobi, urrejnë çdo ushqim të ri dhe nuk i shtyn të shijojnë gjëra të tjera që ata e njohin më parë. Por me kalimin e kohës, këto pengesa bien. “Studimet që ne kemi bërë te 155 fëmijët, nga 8 deri në 11 vjeç, na rezulton se drithërat dhe ushqimet me fibra janë një pengesë për hapjen e oreksit dhe dhënien e mundësisë së pëlqimit të një ushqimi të ri”, pohon David Morizet, i cili ka realizuar këtë tezë të financuar nga fondacioni Louis Bonduelle, mbi zgjedhjen dhe preferencat ushqimore të fëmijëve.
Përzierja
Përzierja e perimeve është pak e suksesshme. Recetat me një përbërës, ku perimja është e identifikuar dhe e njohur, pra ka më pak hezitim, mund të jetë më e mirë.
“Më pak të dëshiruar janë qepa, preshi, patëllxhanët, advokado”, vazhdon David Morizet. Por kujdes, e rëndësishme është mënyra se si përgatitet. Kështu ushqimet e ngrira dhe karrota është më mirë të jenë si pure. Nëse ju do të përdorni perime të ziera, e rëndësishme është që ato të kërcasin në gojë si të skuqura. Prandaj duhet t’i jepni të njëjtin perim të skuqur, të zierë në gjellë.
Në pyetësorin e përpunuar nga David Morizet, një nga pikat ku u këmbëngul më shumë ishte se iu kërkua fëmijëve të imagjinonin dy menu që përmbajnë perime, një që do ia jepnin mikut të tyre, tjetrin armikut. Rezultati: për mikun më të mirë, menuja qe patate të skuqura me mish me sallatë jeshile, domate, kungull, karota.
Për armikun e tyre, përzierje perimesh që nuk shkojnë me njëra-tjetrën, të skuqura fort apo të ziera fort: panxhar, spinaq dhe patëllxhane.
Repa, kastravec, spec, kërpudha: prijini të gjalla në forma katrore dhe përzieni me ushqimin “mik”: sallatë me oriz ose makarone. Shmangni salcat apo uthullën.
Përgatiti: Aida Harka