Fullani: Rritje ekonomike edhe gjashtëmujorin e dytë

“Banka e Shqipërisë vlerëson se, prodhimi i përgjithshëm bruto është rritur pozitivisht gjatë këtij viti, megjithëse nën potencialet e tij. Në këto kushte, në përfundim të analizimit të ecurisë së ekonomisë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës vendosi të mbajë të pandryshuar në 5.25 për qind normën bazë të interesit për lekun", tha Fullani.
Duke sjellë në vëmendje treguesit ekonomik për 6-mujorin e parë të vitit, Guvernatori tha se "inflacioni ndonëse i ndikuar nga presionet inflacioniste të importuara shënoi nivelin 4-4.1%, brenda objektivit të BSH-së, ndërkohë që stabiliteti financiar dhe makroekonomik i vendit, u mbështet nga rritja e aktivitetit tregtar, të ndërtimit dhe atij të bujqësisë".
Sipas tij, gjatë kësaj periudhe kredia për sektorin privat u rrit 11%, ndërkohë që normat e interesit bankar të kredisë kanë shënuar norma të ponderuara dhe nuk do të ndryshojnë". Duke konfirmuar ecurinë pozitive të kreditimit , guvernatori i Bankës së Shqipërisë, informoi se kredia në lekë ka arritur në nivelin 14% deri në muajin maj.
Ai theksoi në këtë drejtim se, sistemi bankar ka aplikuar praktika të kujdesshme kredidhënëse. Fullani ka informuar se rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit ka qenë 3.4%. Fullani bëri me dije gjithashtu se shpenzimet publike u rritën me 7.4% dhe se të ardhurat buxhetore kanë qenë të ngadalta. Sipas tij, eksportet në 5-mujorin e parë u rritën në 23.3% dhe importet në vlerë shënuan rritje 14.1% gjatë periudhës janar-maj.
"Gjykojmë se kushtet monetare janë të përshtatshme për të stimuluar rritjen ekonomike. Në kushtet e ekulibrave të brishtë, kjo filozofi do të udhëheqë veprimtarinë tonë edhe në periudhën e ardhshme", u shpreh ai, duke shtuar se analiza e sotme është për një periudhë 6-mujore./Start/
2011-07-27 17:24