E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, Gadafi sfidon sërish NATO-n dhe rebelët

Këtë deklaratë koloneli libian e bëri përmes një masazhi zanor për mbështetësit e tij në Zalten, rreth 120 kilometra në perëndim të kryeqytetit Tripoli.

“Ne nuk kemi frikë. Ne do t’i sfidojmë. Ne do ta paguajmë këtë çmim me jetët tona, gratë dhe fëmijët tanë. Ne jemi të gatshëm të sakrifikohemi për të mundur armikun”, tha ai në një mesazh të publikuar nga televizioni libian.

Ai u bëri thirrje, përveç të tjerash, mbështetësve të tij të marshonin në Al-Abal Al-Gharbi, një rajon malor në jugperëndim të Tripolit, që ndodhet nën kontrollin e rebelëve.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-27 23:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›