E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: “Shqipëria ka shmangur goditjen nga kriza botërore”

Shqipëria ka lënë pas efektet e ndikimit nga kriza ndërkombëtare financiare, ndërkohë që zhvillimit i sektorit bankar në vend gjatë këtij viti ka qenë motori kryesor i rritjes ekonomike në vend. Kështu është shprehur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në një takim me përfaqësues të medieve, ku bëri një eskpoze të zhvillimeve gjatë këtij viti në sektorin bankar në vend. Guvernatori Fullani u bëri thirrje bankave të vazhdojnë kreditimin e ekonomisë. “Në përgjithësi, kjo periudhë ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, por gjithsesi është një periudhë që ka shënuar përparim të dukshëm të sektorit bankar shqiptar, duke e kthyer atë në motorin kryesor të rritjes ekonomike të vendit tonë. Me siguri, goditjen afatshkurtër tashmë e kemi lënë pas. Ju duhet të mbështesni klientët tuaj dhe të vazhdoni kreditimin e huamarrësve të besueshëm, pasi kjo është e dobishme për klientët tuaj, për ju dhe për gjithë ekonominë. ne duhet të punojnë së bashku për të siguruar një treg financiar më të balancuar, pa rrezik dhe të qëndrueshëm. Gjatë kësaj kohe, sektori bankar e ka zgjeruar aktivitetin e tij, duke zënë 77% të PBB-së së vendit”, ka deklaruar Fullani. Ai tha se është vënë re një rritje e numrit të degëve, shtimi i shërbimeve dhe produkteve si dhe përmirësimi i cilësisë.

Bonot e privatizimit, shkurtimi i afatit për legalizimet rrit përqindjen

Bonot e privatizimit kanë pësuar në ditët e fundit një rritje të lehtë të përqindjes së tyre në krahasim vetëm me një javë më parë. Ato shkëmbeheshin dje në Tiranë me 12.5-13 për qind të vlerës reale. Kjo gjë lidhet dhe me afatin i cili është drejt përfundimit për të legalizuarit që i kanë paguar paratë, por që mund të tërheqin gjysmat në këmbim të bonove të privatizimit. Sipas ligjit përkatës të miratuar në nëntor, familjet në proces legalizimi mund të paguajnë gjysmën e vlerës së tokës përkundrejt bonove të privatizimit, ndërsa ata që i kanë paguar sakaq, mund të tërheqin 50 për qind të vlerës pasi të dorëzojnë kundërvleftën në bono privatizimi. "Për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur të detyrimit, apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të dorëzimit të bonove të privatizimit, personat duhet të paraqesin kërkesë me shkrim pranë ALUIZNI-t brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji", thuhet në ligjin përkatës, i cili hyri në fuqi në mes të nëntorit. Nga ky afat ligjor kanë mbetur më pak se dy muaj, por procesi nuk ka nisur ende. Për më tepër, nuk ka nisur as procesi i pranimit të bonove si pagesë legalizimi për ata që nuk kanë paguar ende. Të legalizuarit do të kenë mundësi të shfrytëzojnë skemën deri në mes të muajit shkurt. Ata mund të dorëzojnë letra me vlerë reale prej 10 për qind të vlerës nominale në këmbim të parave.

22 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›