Fullani: Shqipëria po ndërton një ekonomi solide

Kanë nisur sot fillimet e punimeve për rikonstruksionin e godinës së Bankës së Shqipërisë. Para nisjes së punimeve Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani e cilësoi godinën e BSH-së nga më modernet jo vetëm në Shqipëri por edhe në disa qytete të tjera europiane.
Sipas tij projekti i i ri do t`i sigurojë ekonomisë së vendit një institucion solid, modern dhe që shikon nga e ardhmja.
“Shqipëria po ndërton ekonomi solide. Infrastruktura e re do t`i sigurojë Bankës së Shqipërisë kushte më të mira pune, ndarje administrative të funskionev të saj si janë administrimi, operatorët, teknologjia dhe të përpunimit dhe shpërndarjes së monedhës” theksoi Fullani duke shtuar se projekti i ri ka në vijim vazhdimësinë.
Fullani gjithashtu theksoi se Banka e Shqipërisë do të jëtë i hapur për publikun dhe në funskion të tij.