E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Sistemi bankar me rëndësi për kreditimin



Sistemi bankar është shumë i rëndësishëm në kreditimin e ekonomisë pasi nuk mund të ketë një ekonomi pozitive pa një treg bankar të zhvilluar. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë e deklaroi këtë në konferencën me temë "Zhvillimi i tregut ndërbankar dhe përmirësimi i politikës operacionale në Bankën e Shqipërisë". Guvernatori Fullani e përcaktoi zhvillimin e tregut të parasë me mjaft rëndësi .

Një sistem bankar i zhvilluar sipas Fullanit ndikon edhe në uljen e primeve të rrezikut dhe të inflacionit të shenjëstruar. Ndërkohë që si një angazhim i Bankës së Shqipërisë Guvernatori përcaktoi mbajtjen e rezervave optimale.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të gjitha bankave që operojnë në tregun bankar në Shqipëri. Nëpërmjet këtij forumi, Banka e Shqipërisë synon të tërheqë mendimin e bankave tregtare që operojnë në Shqipëri mbi hapat e nevojshëm për nxitjen e zhvillimit të tregut ndërbankar në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›