E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku zhvlerësohet ndaj valutave

Java që lamë pas nuk ka qenë e mbarë për monedhën kombëtare. Leku shqiptar është zhvlerësuar më tej kundrejt valutave të forta. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, dollari është shkëmbyer me 110.5 lekë, ndërsa euro ruan kuotën e 136.7 lekëve. Sipas ekspertëve, zhvlerësimit i lekut ka ardhur gjatë këtyre muajve si pasojë kryesisht e mungesës së valutës në treg.

Rënia e kostos së monedhës kombëtare rëndon klientët e bankave që kanë marrë kredi në euro e dollarë dhe të ardhurat i kanë në lekë, pasi ata do të paguajnë më shumë, sepse normës së interesit i shtohet edhe kosto e transaksionit. Pasojat e zhvlerësimit të lekut do të ndihen edhe në tregti, pasi pritet rritje e importeve dhe rrjedhimisht, edhe e çmimeve në treg.

ALSAT Azhornuar së fundi ( e hënë , 21 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›