E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani-bankave: Shkëmbeni lekë

Banka e Shqipërisë po rrit angazhimin direkt në nxitjen dhe zhvillimin i tregut ndërbankar. Duke synuar që bankat të shkëmbejnë sa më shumë transaksione mes tyre autoriteti mbikqyrës financiar po orientohet drejt caktimit të normave primare të interesit brenda tregut bankar.

"Hapi i pare eshte percaktimi dhe instalimi i normave primare, në funksionimin e bankave tregtare, të dhënat mund dhe duhen të shërbejnë sic e kemi theksuar shpesh si udhërrëfyes për përcaktimin e cmimeve të produkteve bankare, si në anën e aktivit ashtu dhe në anën e pasivit të produkteve bankare", tha Ardian Fullani, guverantor i BSH.

Guvernatori Fullani ka kërkuar që mes bankave të ketë më shumë hapësirë qarkullimi i monedhës vendase lek, jo vetëm për të mirëpërcaktuar cmimin e tij por edhe për të patur një sinjale të qarta të zhvillimit ekonomik. "Bankat mund dhe duhet të jenë aktive në kuotimin e likuidetit në lek, duke ndjekur të njëjtin qëndrim dhe në atë të valutës. Kuotimi i vazhdueshëm do të nxisë një administrim më aktiv dhe do të mundësojë përcaktimin e cmimit të vazhdueshëm me të", vijon Fullani. Duke synuar afrimin e normave primarë të interesit me normën bazë autoriteti mbikqyrës bankar synon rritjen e mëtejshme të transparencës së sistemit.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›