E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhiymeri: "Rama, hakmarrje primitive ndaj Islamit" Qamil Xhani

Ish-sekretarja e Shanseve te Barabarta ne Partine Socialiste, Edlira Haxhiymeri, e konsideron si absurd dhe te pajustifikueshem vendimin per perjashtimin e deputetit Kastriot Islami. Ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", Haxhiymeri shprehet se absurditeti i vendimit te kreu te PS-se lidhet me faktin se idete e Islamit, per qendrimet e opozites, po zbatohen sot nga Rama, nderkohe qe vete deputeti Islami po perjashtohet nga selia roze. "Ne mendimin tim, perjashtimi i Islamit eshte absurd. Absurditeti rendohet po te konsiderojme faktin se, ne rastin e z. Islami, atij i vjedhin idete, por e perjashtojne si individ bartes te ketyre ideve", shprehet Haxhiymeri. Ajo argumenton se qendrimi i kreut te PS-se ndaj Mendimit Ndryshe eshte primitiv. Ndersa shton se kjo eshte nje hakmarrje per qellime personale e kreut te PS-se. "Sjellja e lidershipit te PS-se ndaj Islamit eshte hakmarrje primitive per arsye personale. Arsyeja: pse ti di me shume se une!", shprehet Haxhiymeri. Ajo vlereson kontributin e Islamit ne modernizimin e Partise Socialiste dhe qendrimin e tij ndaj menyres sesi orientoi PS-ja betejen opozitare. "Z. Islami eshte personalitet qe, ndryshe nga shumekush prane lidershipit te PS-se, nuk ngurroi te shprehej kunder lidershipit te PS-se, nuk ngurroi te shprehej kunder qendrimit arbitrar, te pakonsultuar dhe te padebatuar ne institucione. Islami u shpreh kunder bojkotit, kunder politikes se rruges dhe mungeses se nje programi politik per PS-ne", shprehet Haxhiymeri. Duke u ndalur ne qendrimet e deputetit Islami, Haxhiymeri shton se koha dhe qendrimet e sotme te PS-se, i kane dhene te drejte deklaratave te tij. "Shikoni cfare ka ndodhur sot ne PS. PS-ja i eshte kthyer jetes parlamentare, ka hequr dore nga politika e rruges dhe PS-ja, me ne fund, ka nje program politik, pavaresisht se brendia e tij mund te diskutohet. Koha i dha te drejte Islamit, por nderkohe Islami perjashtohet. Rasti i tij eshte i paprecedente", shprehet Haxhiymeri. Nga ana tjeter, ajo ben dhe nje paralelizem sesi funksionojne forcat politike ne vendet me te zhvilluara. "Po ju sjell vetem shembullin e Partise Demokratike te Amerikes, ku Klinton dhe Obama konkurruan mes tyre per nje kohe te gjate. U ndane vetem me qendrimin ndaj luftes ne Irak. Votuesit preferuan Obamen. Pas fitores, ai ftoi Klintonin te ishte ne krah te tij. Kjo eshte demokracia. Mesa duket, Rama nuk mund ta pranoje nje gje te tille. Ai eshte vite drite larg nje menyre te tille te te menduari dhe vepruari. Perfundimisht, ai nuk mund te jete nje lider fitues", tha Haxhiymeri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›