Fullani: Të kujdesshëm për stabilitetin financiar
20/12/2011 Guvernatori i Bankës Qendrore: Luhatja e kursit të këmbimit të euros, lëvizje jo reale
Viti 2011 ishte kompleks për gjithë ekonominë botërore, veçanërisht atë evropiane, ndaj së cilës ekonomia shqiptare është më e ndjeshme. Ky ka qenë një nga mesazhet e fundit të 2011-ës të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në takimin e fundvitit. “Një ekonomi e shëndetshme që gjeneron rritje të qëndrueshme të aktivitetit ekonomik të vendit kërkon domosdoshmërish një sektor financiar të zhvilluar, kërkon një sistem bankar elastik, i cili nga njëra anë menaxhon me kujdes depozitat e popullatës dhe nga ana tjetër i kanalizon ato me eficiencë në financimin e ekonomisë. Banka e Shqipërisë do të jetë gjithmonë e kujdesshme për të siguruar stabilitetin makroekonomik dhe atë financiar vendit”, - tha Fullani. Gjatë këtij takimi, guvernatori bëri prezantimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës. Më pas, së bashku me ministrin e Financave, Ridvan Bode, u ndanë tre çmime për punimet më të mira të diplomave. Fituesit e konkursit vjetor për diplomat ishin në vendin e parë Borana Angjeli, tema e masterit “Sistemet e pensioneve”, në vendin e dytë Ledia Sulejmani, tema e diplomës “Zhvillimet ekonomike të Ballkanit Perëndimor dhe sfidat për të ardhmen” dhe në vendin e tretë, Ardit Azizaj, tema e masterit “Çfarë mund të bëjë Shqipëria në të ardhmen lidhur me ndarjen botërore të punës”. Në fjalën e tij Guvernatori u ndal edhe te roli i medies, duke theksuar mbështetjen e dhënë për politikat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë duke shmangur përhapjen e pasigurive në publik. “Një shembull i freskët i sjelljes së përgjegjshme përkon me luhatjen e kursit të këmbimit të euros në fillim të muajit dhjetor të këtij viti, i cili u cilësua nga vetë mediat, si një lëvizje jo reale e kursit”, - tha Fullani. Sipas tij, kalendari i vitit 2012 që përvjetorin e 100-të të Shpalljes së Pavarësisë së vendit ka një cikël veprash arti bashkëkohore.