E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani Te vijojne reformat

Shqipëria është renditur përkrah vendeve në garën për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe kjo detyron bërjen e sa më shumë reformave. Guvernatori  Bankës së Shqipërisë, duke folur para bankierëve, ekspertëve të ekonomisë dhe përfaqësuesve të qeverisë tha se në asnjë moment zhvillimi i vendit nuk duhet të ndalet. Sipas guvernatorit çdo potencial duhet shfrytëzuar.

"Investimet e huaja dhe reformat strukturore janë një element shumë i rëndësishëm, të cilët kanë një ndershmëri shumë të madhe ndaj zhvillimeve politike dhe ekonomike. Ndaj kërkohet një qetësi, mirëkuptim, bashkëpunim mes të gjithë agjentëve, midis politikës dhe ekonomisë, në mënyrë që ky program ekonomik shqiptar të përqaset dhe të koordinohet me programin rajonal dhe europian. Tashmë gara për në Europë është hapur, të gjitha vendet po garojn për të. Cdo qëndrim në vend nuk është qëndrim në vend, por është ecje prapa", tha Ardian Fullani, guvernatori Bankës së Shqipërisë.

Zoti Fullani e mbajti fjalën në promovimin e librit Epoka e Trazirave. Ky botim vjen në Shqipëri dhe është shkruar nga Alan Greenspan, ish drejtues i Federal Reserve.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›