E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani, bankave: Shtoni kredite ne leke

Bankat duhet te jene me atraktive ne kreditimin ne leke. Thirrjen drejt bankave te nivelit te dyte e ka bere dje Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ne nje takim me Shoqaten e Bankave. "Ne ju inkurajojme qe te vazhdoni te tregoni maturine e duhur, kur vleresoni cilesine e kredise. Nga ana tjeter, ju duhet te mbeshtesni klientet tuaj dhe te vazhdoni kreditimin e huamarresve te besueshem, pasi kjo eshte e dobishme per klientet tuaj, per ju dhe per gjithe ekonomine",-tha Fullani. Sipas tij, Banka e Shqiperise njeh dhe i mbeshtet perpjekjet e sektorit bankar per te identifikuar sa me heret dhe per te mbuluar me fonde rezerve sa me shpejt kredite me probleme. "Une do te vazhdoj t'jua theksoj kete gje, pasi jam i bindur se keni mundesi reale per ta bere kete ne kushte konkurruese, vecanerisht per kredite ne monedhen kombetare", shtoi Guvernatori. Ai tha se Banka e Shqiperise do te vazhdoje te jape mbeshtetjen e nevojshme, duke ruajtur rrjedhjen e likuiditetin ne permbushje te nevojave te bankave. Por, kreditimi kerkon me shume pune dhe analize, jo vetem nga zyrat por edhe ne terren. Kerkon njohje te thelle te klientit dhe ndjekje te tij e te tregut. Por ai eshte vital per bilancet e bankave dhe aktivitetin ekonomik te vendit. Guvernatori tha se ndikimi i krizes financiare nderkombetare ne sektorin tone bankr, duhet te sherbeje si nje mesim per te ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›