E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimi, dy formularet per te paguar me bono

Denisa Xhoga
Drejtori i Zyres se Legalizimit dhe Urbanizimit te Zonave Informale te Qarkut te Tiranes Agim Berisha shpjegon gjithe punen e bere deri tani per ligjerimin e objekteve pa leje. Kane marre lejen e legalizimit plot 36 mije objekte, por kjo varet nga gatishmeria e qytetareve per te kryer pagesat. Pas miratimit te ligjit per pagesat e legalizimeve me bono privatizimi deri ne masen 50 per qind pritet te dale vendimi per menyren se si do te kryhen keto pagesa. Do te kete dy formulare, nje do te plotesohet nga ata qe e kane kryer pagesen, por duan te paguajne me letra me vlere dhe do te rimbursohen per diferencen dhe nje tjeter pe rata qe do te paguajne rishtas.
Nderkohe vetem nga taksa e ndikimit ne infrastrukture dhe penaliteti, ALUIZNI i Tiranes ka derdhur ne arken e bashkise 350 milione leke te reja. Kjo shume vetem per kete vit nga muaji janar deri ne muajin nentor. Sipas ligjit, 90 per qind e te ardhurave nga taksat i kalojne bashkise.
A ka interes per te paguar ne letra me vlere?
Interesimi eshte i pergjithshem. Afati per dorezimin e kerkeses eshte tre muaj. Ne kete kerkese qytetari tregon se deri ne c'mase do te paguajne letra me vlere. Pritet dalja e akteve nenligjore, te cilat do te miratohen nga qeveria. Ne keto akte nenligjore do te percaktohen se si do te kryhet pagesa, si do te behet llogaritja. Do te kete dy formulare, per ata qe e kane kryer pagesen dhe do te rimbursohen per ate pjese qe do ta paguajne ne letra me vlere dhe nje tjeter formular per ata qe do te paguajne rishtas. Per ata qe kane shprehur interes deri tani ne kemi krijuar nje file te vencante, ne menyre qe te jemi gati kur te miratohet vendimi nga Qeveria.
Sa ndertime ne Tirane e kane marre lejen e legalizimit deri tani?
Puna jone ka nisur qe ne mbledhjen e vetedeklarimeve dhe hap pas hapi, ne kryerjen e verifikimeve ne terren, ne nxjerrjen e fatures qe duhet te paguajne, tarifave dhe deri te dhenia e lejes se legalizimit. Nga 86 mije ndertime qe ka Tirana deri tani e kane marre lejen e legalizimit me vendim qeverie 36 mije ndertime. Por, te tjera dosje po pergatisim per miratim. Por shpejtesia e punes sone varet shume nga shpejtesia e kryerjes se pagesave nga ana e qytetareve. Ata duhet te shkojne ne pikat postare te lagjes ku banojne dhe te terheqin dokumentacionin dhe faturen. Me pas pagesat i kryejne ne pikat postare, ose ne banke. Javen e kaluar u publikuan emrat e njesise numer 2 dhe te zones informale ne Laprake, sot kemi emrat e te legalizuarve ne njesine numer 8 qe i perket zones se ish-Frigoriferit, javen tjeter kemi nje tjeter njesi, ate numer 4, qe i perket zones se Alliasit.
Ne punojme ne baze te nje grafiku te pergatitur si per vitin 2009 dhe per ate 2010. Por shpejtesia e punes sone varet shume nga shpejtesia e kryerjes se pagesave nga ana e qytetareve. Ata duhet te shkojne ne pikat postare te lagjes ku banojne dhe te terheqin dokumentacionin dhe faturen. Me pas pagesat i kryejne ne pikat postare, ose ne banke.
Cdo muaj pergatisim nje mije deri ne dymije dosje. Ne jemi te detyruar qe cdo qytetari t'i pergatisim dosjen. Ne marrim zonen mbare dhe me pas behen kalimet e pronesise me vendim qeverie. Lidhim kontraten me qytetarin. Pergatisim faturen e pageses per ndertimin dhe parcelen ndertimore. Qytetari kryhen pagesen dhe lidh kontraten me ne. Ne e pergatisim dosjen dhe e cojme per vendim qeverie. Pas ketij momenti kryhet hipotekimi per kalimin e pronesise.
Po me pas sa zgjasin procedurat per hipotekim?
Nuk eshte qytetari qe duhet te merret me keto procedura. Jemi ne qe e cojme dosjen ne hipoteke dhe pas kesaj hipoteka kryhen procedurat brenda 10 diteve.

A ka pagese tjeter ne hipoteke?

Jo, atje paguhet vetem tarifa e vendosur per te marre certifikaten e pronesise.
Sa te ardhura jane grumbulluar nga taksa e ndikimit ne infrastrukture dhe ajo e penalitetit, per ngritjen e ndertimeve pa leje nga ana e qytetareve?
Ne muajin nentor, me vendim qeveria u ul taksa e ndikimit ne infrastrukture me 75 per qind. Keshtu taksa ka ndryshuar nga 2 per qind e vleres se ndertimit, ne 0.5 per qind. Pra, nese me pare paguhej 580 leke per meter katror, tani paguhet 140 leke per meter katror. Gjithsej nga keto te ardhura i jane dhene bashkise se Tiranes, sikunder e kerkon ligji, 90 per qind te arketimeve. Konkretisht, ne arken e bashkise se Tiranes jane derdhur nga muaji janar i ketij viti deri ne muajin nentor plot 350 milione leke, ku 240 milione leke jane vetem nga taksa e ndikimit ne infrastrukture.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›