PNUD, Shqiperia ne vendin e 70 per Zhvillimin Njerezor 2009
Blerina Hoxha
Shqiperia edhe kete vit u perfshi ne kategorine e vendeve me zhvillim te larte njerezor nga Raporti Global PNUD -it mbi Zhvillimin Njerezor. Raporti i vitit 2009, i cili u prezantua nga zyra e PNUD-it dhe IOM ne Shqiperi, e rendit Shqiperine ne vendin e 70 midis 182 vendeve qe jane vleresuar permes indeksit te Zhvillimit Njerezor. Nje vit me pare Shqiperia u rendit ne kete indeks ne vendin 68. Nga pese grupet e 182 shteteve, Shqiperia ben pjese ne grupin e dyte me zhvillim te larte, duke lene pas tre grupe te tjera me dhjetera shtete. Raporti thekson perfitimet dhe barrierat e migracionit ne nivel global dhe e rendit Shqiperine ne vendin e 70, midis 182 vendeve ne indeksin e Zhvillimit Njerezor (HDI), nje tregues permbledhes i mireqenies, arsimimit te njerezve dhe i GDP-se per fryme. Sipas raportit te sivjetshem te Zhvillimit Njerezor "Kapercimi i barrierave, levizshmeria dhe zhvillimi njerezor", migrimi eshte nje proces qe duhet menaxhuar, jo nje problem qe duhet zgjidhur. "Migracioni, si jashte edhe brenda kufijve kombetare, ka potencialin ta permiresoje shume mireqenien njerezore. Raporti i Zhvillimit Njerezor i vitit 2009 eksploron se si politika me te mira drejt levizshmerise se njerezve, mund te rrisin zhvillimin njerezor, duke shtuar perfitimet e migracionit, duke mbeshtetur deshiren e njerezve per te levizur ne kerkim te nje jete me te mire dhe duke minimizuar aspektet negative", theksoi Gulden Turkoz-Cosslett, Perfaqesuese e Perhershme e PNUD-it dhe Koordinatore e Perhershme e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi. "Ne jetojme ne nje bote shume te levizshme, ku migracioni eshte nje dimension i rendesishem i zhvillimit njerezor", tha Nicoletta Giordano, Shefe e Misionit te IOM ne Shqiperi. Rreth nje miliard, ose nje ne shtate persona eshte migrant. Ne rastin e Shqiperise, nje e treta e popullsise jeton jashte vendit. Raporti i Zhvillimit Njerezor argumenton se, ne menyre qe migracioni te luaje nje rol pozitiv ne zhvillim, konceptimet e gabuar mbi migracionin duhet te qartesohen dhe vendet duhet te marrin ne konsiderate, efektet pozitive te migracionit ne kombinim me politikat sociale dhe ekonomike. Paketa e reformave te propozuara nga Raporti mbeshtetet ne gjashte shtylla kryesore, duke nisur nga hendeqet ekzistuese per me shume punetore, vecanerisht per ata me nivel te ulet profesional, e deri tek shtimi i migracionit si nje komponent i strategjive zhvillimore te vendeve te origjines.