E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migrante brenda vendit, 740 milione njerez

Sipas Raportit te PNUD rreth 740 milione njerez, jane migrante te brendshem, pothuaj kater here me shume se migrantet nderkombetare. Ndermjet migranteve nderkombetare, me pak se 30% levizin nga vendet ne zhvillim, per ne vendet e zhvilluara. Per shembull, vetem tre per qind e afrikaneve jetojne jashte vendit te tyre te lindjes. Kunder besimeve te zakonshme, migrantet ne menyre tipike rrisin prodhimin ekonomik dhe japin me shume se sa marrin. Hetime te detajuara tregojne qe emigracioni zakonisht rrit punesimin ne komunitetet pritese, nuk perjashton punonjesit lokale nga tregu i punes dhe permireson normat e investimit ne bizneset dhe iniciativat e reja. Ne pergjithesi, ndikimi i migruesve mbi financat publike, si kombetare dhe lokale, eshte relativisht i vogel, nderkohe qe ka mjaft prova te perfitimeve ne fusha te tjera si diversiteti social dhe kapaciteti per inovacion. Autoret tregojne qe perfitimet ndaj njerezve qe levizin mund te jene shume te medha. Zbulimet gjeten qe migrantet nga vendet me te varfra, mesatarisht perjetuan nje te ardhur 15-fish, nje dyfishim te normave te regjistrimit ne shkolle dhe nje reduktim 16-fish te vdekshmerise tek femijet, pasi kane levizur ne nje vend te zhvilluar. Per vendet nga vijne migruesit, Raporti paralajmeron qe migrimi nuk eshte zevendesues per zhvillimin. Megjithate, levizshmeria shpesh sjell ide te reja, njohuri dhe burime, per migruesit dhe vendet e origjines, qe mund te ekuilibrojne dhe madje rrisin zhvillimin njerezor dhe ekonomik. Ne shume vende, parate e sjella mbrapsht nga migrantet tejkalojne ndihmen ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›