E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani emërohet zyrtarisht Guvernator

Emërimi i Fullanit është bërë vetëm me votat e mazhorancës në Parlament, ku ka marrë 75 vota, ndërsa opozita nuk mori pjesë, pasi e ka kundërshtuar edhe më parë këtë emër për postin drejtuesit të Bankës Qendrore në vend. Fullani u propozua nga qeveria dhe u dekretua nga presidenti i Republikës.

Pas kalimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ndërsa sot u mandatua përfundimisht për të drejtuar edhe për shtatë vite të tjera Bankën e Shqipërisë. Fullani e ka drejtuar BSH-në, që prej vitit 2004, me propozim të asaj kohe nga ish-kryeministri Fatos Nano. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-17 12:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›