E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy aksidente, të vdekur e të plagosur

 Ngjarja ndodhi në aksin aksin rural Rrajcë-Skëndërbe në komunë Rrajcë të Librazhdit, kur automjeti “Nissan” pa targa , i drejtuar nga 37 vjeçari Festim Bogdani, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një rrëpirë disa metra poshtë saj.

Policia lokale bëri me dije se viktima është shtetasi Festim Bogdani 37-vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Avni, Mejdak dhe Besim Bogdani  të moshës 51, 36 dhe 25 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë me 37 vjeçarin Bogdani, pjesëtarë të së njëjtës familje me viktimën. 

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka transportuar në spitalin e Përrenjasit tre të aksidentuarit, të cilët për shkak të gjendjes së tyre të rënduar, janë dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërkohë, nga një tjetër aksident i ndodhur sot ka humbur jetën një 12 vjeçar, i cili po udhëtonte me një automjet nga Bajram Curri në drejtim të Krumës.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij. Policia lokale bëri me dije se, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, pranë fshatit Kam, kur 12 vjeçari Erik Osmani, ka marrë automjetin e familjes së tij, pa dijeninë e saj dhe ndërsa ka qenë duke e drejtuar atë, ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë.  Ndërsa vëllai Liridoni, ndodhet në spitalin e qytetit të Bajram Currit, në gjendje kritike për jetën. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-17 13:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›