Topi te Zogu

I shoqëruar në këtë vizitë nga anëtarë të Kabinetit dhe Drejtori i Shërbimit të Reanimacionit, Prof. Mentor Petrela, Presidenti Topi, pasi u prit nga i biri, Leka Zogu II, u informua fillimisht mbi gjendjen shëndetësore të Leka Zogut I, duke shprehur njëkohësisht vlerësimet për përkujdesjen dhe përkushtimin e treguar nga i gjithë stafi mjekësor.
Duke u përshëndetur nga afër me Leka Zogun I, Kreu i Shtetit i uroi përzemërsisht përmirësim të shëndetit, shërim të shpejtë dhe rikthim në jetën aktive. "Arrita që të komunikoj lirshëm me të. Pavarësisht gjendjes klinike, të cilën e ka përshkruar në buletinin mjekësor edhe Profesor Petrela, ai kishte një komunikim të kthjellët. I urova shërim të shpejtë dhe nuk e teprova duke qëndruar më shumë, sepse gjendje të tilla patjetër që kërkojnë qetësi. Gjithsesi komunikimi me të ishte i ngrohtë dhe do të thosha, atë që është shumë e rëndësishëm në të tilla situata, shumë i kthjellët. Sipas Profesor Petrelës, ajo gjendje e riakutizuar nga problemet shëndetësore, tani po ristabilizohet", tha Topi për gazetarët. /Start/
2011-11-17 13:50