E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, sekuestrohen 3 automjete të vjedhura

Policia e Kukësit bëri me dije se banesën e 42 vjeçarit Ermal Laci, në fshatin  Bardhok  të rrethit të Kukësit , një ditë më parë janë gjetur 2 automjete pa targa dhe pas verifikimit ka rezultuar se dy automjetet, të tipit "Benz" dhe "Fiat",  ishin denoncuar si të vjedhura në Policinë e Tiranës.

 Ndërkohë që një tjetër automjet, i denoncuar nga INTERPOLI, është bllokuar një ditë më parë në fshatin Metaliaj në rrethin e Hasit, në posedim të  60 vjeçarit Sadik Bega. Në dy rastet  e mësipërme, Policia bën me dije se ka nisur hetimet për zbardhjen e rrjetit të vjedhjes së makinave./Start/

                                                                                             2011-11-17 13:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›