E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret te pasigurt nuk shpenzojne

TIRAN- Shqiptaret vazhdojne te jene te pasigurt per te ardhmen e tyre financiare duke u treguar te kursyer ne shpenzime. Te dhenat me te fundit nga Banka e Shqiperise konfirmojne ritme te uleta te konsumit pasi qytetaret po shpenzojne gjithnje e me pak fenomen ky qe verehet nga tremujori ne tremujor. Sipas Bankes se Shqiperise ndikim te madh ne uljen e shpenzimeve nga konsumatoret ka mungesa e mbeshtetjes nga bankat me kredi.


Ecuria e konsumit dhe e investimeve private mbetet e ngadalte edhe gjate gjysmes se dyte te vitit me gjithe permiresimin e kushteve te financimit te aktivitetit te tyre. Konsumi privat vazhdon te kushtezohet nga nje sjellje hezituese e konsumatoreve ne kryerjen e shpenzimeve dhe nga nje mbeshtetje e paket e tyre me kredi bankare- u shpreh dje Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani.


Madje sipas tij as rritja e pagave dhe e nivelit te punesimit nuk ka dhene ndikimin e pritur ne rritjen e besimit te konsumatoreve per te ardhmen. Ky fakt konfirmohet edhe ne raportin e besimit te konsumatorit per tremujorin e trete te vitit 2010.


Perpos mbeshtetjes se ulet me kredi shpenzimet ne renie te qytetareve dhe bizneseve Fullani ia faturon edhe politikave fiskale te ndermarra nga qeveria pergjate gjashtemujorit te dyte te vitit 2010.


Me qellim uljen e borxhit qeveria shkurtoi ne maksimum shpenzimet per investime pergjate pjeses se dyte te vitit duke ngadalesuar ne kete menyre aktivitetin ekonomik ne vend.
Treguesit ofruar nga Guvernatori Fullani per ulje te shpenzimeve ne dhe per rrjedhoje edhe te konsumit konfirmohen edhe nga te dhenat zyrtare te Ministrise se Financave ne raportin fiskal per vitin 2010.


shte mosrealizimi i te ardhurave te parashikuara nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar ai qe pasqyron uljen e qarkullimit te mallrave ne vend. Qeveria kishte parashikuar qe deri ne fund te muajit dhjetor te vitit te shkuar te mblidhen rreth 122 miliarde leke nga TVSH-ja nderkohe qe te dhenat paraprake te Ministrise se Financave raportojne per nje realizim ne vleren e 114 miliarde lekeve.


TVSH-ja cilesohet treguesi me i drejtperdrejte i nivelit te konsumit te qytetareve dhe ulja e te ardhurave nga ky tatim pasqyron ngadalesim te qarkullimit te mallrave si dhe te shpenzimeve te konsumatoreve.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›