Energjia CEZ anulon 19 250 fatura te parregullta
TIRAN- CEZ Shperndarja ka anuluar te gjitha faturat me emertimin dem ekonomik apo energji e pamatur te leshuara ne muajin dhjetor. Kompania ka marre vendimin pas ankesave te shumta nga abonentet si dhe kerkesa e bere nga Bordi i Komisionereve te Enti Rregullator te Energjise qe ne fund te muajit dhjetor.
Ne perfundim te verifikimeve kompania ka marre vendimin per te anuluar rreth 19 250 fatura te leshuara ne menyre te jashteligjshme sipas ERE-s.
Me te marre ankesat e qytetareve ERE me date 29 dhjetor ERE i eshte drejtuar CEZ Shperndarjes duke kerkuar anulimin e ketyre faturimeve nderkohe qe ne fillim te ketij muaji ka penalizuar kompanine me nje gjobe prej 350 mije leke.
ERE e cilesoi te paligjshme kete forme faturimi duke i bere thirrje abonenteve qe te dergonin ankesat etyre prane CEZ Shperndarjes dhe ne rast se nuk do te merrnin pergjigje ti drejtoheshin asaj.
ERE i fton te gjithe konsumatoret qe kane qene objekt i ketyre faturimeve qe te reklamojne
prane CEZ Shperndarje dhe ne mungese te gjetjes se nje pergjigjeje te shpejte dhe te
pranueshme prej kesaj kompanie prane Entit Rregullator te Energjise cdo fature te paargumentuar te leshuar nga Kompania qe lidhet me emertimin energji e pamatur apo dem
ekonomik -do te shprehej disa dite me pare ERE.
Nga ana e saj kompania ka kryer verifikimet dhe duket se ashtu sic kishte paralajmeruar ka anuluar te gjitha faturat qe kane qene te parregullta.
Shekulli nis sot publikimin e numrave te kontratave te cilave iu jane anuluar faturat e
energjise me emertimin dem ekonomik apo energji e pamatur.
Shikoni dokumentin ne pdf