Tiranë/ Policia bind burrin, tërhiqet nga tentativa për vetëvrasje

Shmanget tragjedia. Policia ka arritur të bindë burrin i cili tentoi të hidhej se bashku me tre fëmijët nga pallati.
Sipas të dhënave të para, shkak për këtë vendim të burrit ka qenë një konflikt për pronat. Ai dhe fëmijët mbanin në duar një letër ku kërkonin të merrte pronën që nuk i ishte kthyer prej 20-vjetësh.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një pallat pranë Ministrisë së Drejtësisë në bulevardin "Zogu i Parë". Fëmijët ishin dy djem dhe një vajzë. Sipas banorëve, burri dhe fëmijët nuk ishin banorë të këtij pallati.
"ORA NEWS" transmetoi direkt dhe me pamje ekskluzive ngjarjen.