Fund betonizimit, Berisha: Tani Tirana nje metropol i denje per shqiptaret Eva Gjura
Projekti per zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes duhet te vere ne epiqender qytetarin. Keshtu eshte shprehur dje kryeministri Berisha gjate fjales se tij per fazen e dyte te konkursit per zgjedhjen e projektit te Bulevardit dhe rehabilitimit te lumit te Tiranes. Kreu i qeverise duke vleresuar garen e bere deri me tani ka theksuar faktin se projekti fitues duhet te jete ne funksion te qytetarit dhe hapesirave qe atij i duhen per te jetuar ne nje mjedis te shendetshem. Lidhur me mjedisin e shendetshem, i cili ne Tirane le mjaft mundesi diskutimi, kryeministri Berisha nuk ka hezituar te akuzoje ish-kryebashkiakun Rama per betonizimin qe i ka bere Tiranes gjate kohes qe ai ka drejtuar bashkine e kryeqytetit. "Sot perfundon projekti i Tiranes se shekullit te 21-te, e cila ka nje nga vendndodhjet me te bukura, me magjepsese, me ekologjike, me te mrekullueshme ne kontinent e me gjere, por qe u viktimizua nga babezia njerezore", - tha Berisha. Kryeministri u ndal tek betonizimi ne 10-vjecarin e fundit qe iu be kryeqytetit, te cilin e cilesoi nje barbari njerezore qe rrenoi mjedisin dhe hapesiren, ndersa apeloi per nje tirane metropol qe me dinjitet te bashkepunoje edhe me metropolet e tjera te vendit. "Qyteti njohu nje barbari njerezore, sepse kur betoni perdoret per te rrenuar mjedisin dhe hapesirat, atehere rendesia e vepres suaj behet disa here me e madhe. Ne kete perzgjedhje do te vendosim per Tiranen nje metropol qe me dinjitet te shembelleje dhe bashkepunoje me metropolet e tjera europiane eshte kusht themelor i ekzistences", - ka deklaruar kryeministri Berisha. Per kryeministrin, zgjedhja e Tiranes kryeqytet nuk eshte fare e rastesishme, pasi ka perputhje te plote me pershkrimin qe Sami Frasheri i ka bere vendndodhjes se kryeqytetit te shqiptareve duke evidentuar bukurine e tij natyrore. Kreu iu qeverise eshte kthyer pas ne kohe, duke bere nje retrospektive te kryeqytetit qe pas daljes nga perandoria otomane dhe deri ne ditet e sotme. Berisha tha se qyteti njohu nje baterdi te vertete, dhe se arkitektura ishte mjerim i vertete, por, - ka shtuar ai, - nuk mund te thuhet e njejta gje per urbanistiken, per te cilen pati perpjekje per te ruajtur hapesira dhe nje respekt hapesinor u trashegua. Me pas, gjate fjales se tij, kryeministri ka vleresuar punen e bere aktualisht nga kryebashkiaku i ri, Basha, i cili ne pak kohe beri nje ndryshim te shpejte dhe jetik, sic ishte sheshi "Skenderbej", i cili, sipas Berishes, ishte me i eger se vete egersia. Berisha kerkoi qe te mbahet parasysh nisma e Tiranes qytet i shendetshem edhe ne perzgjedhjen e projektit te ri. Kryeministri tha se kjo nisme eshte shume te rendesishme per qytetaret e Tiranes, sepse eshte faktuar se 40% e vdekjeve te njeriut vijne nga ndotjet e ujit, ajrit dhe tokes, ndersa vleresoi edhe shoqerine civile per avokatine qe i ben mbrojtjes se Mjedisit. "Projekti duhet te kete parasysh ansamblin natyror te kryeqytetit. Nuk ka nje ansambel natyror me te bukur sesa ky i Tiranes", - tha Berisha. Gjithashtu, kryeministri garantoi se do te mbeshtese ne gjithcka Bashkine e Tiranes qe kryeqyteti te shnderrohet ne nje metropol te denje per shqiptaret, pasi, sipas tij, kjo eshte endrra jo vetem e qytetareve te Tiranes, por e te gjithe shqiptareve. "Qeveria eshte e vendosur t'ju mbeshtese plotesisht. Qeveria ka qene e gatshme te mbeshtese edhe pararendesin tuaj, pro ai kishte interesa te tjera dhe jo ato te qytetareve te Tiranes. Ndaj, dhe une ju garantoj se do te mbeshtesim fuqishem projektet e transformimit te Tiranes ne nje metropol europian, te denje per shqiptaret dhe kombin shqiptar", - u shpreh kryeministri.