E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fund luftes: Pango firmos statutin e FSHF-se

Olsi Ranxhi
Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve i ka dhene fund edhe zyrtarisht konfliktit 3 vjecar me Federaten Shqiptare te Futbollit . Sot Ministri Ylli Pango ka firmosur ndryshimet ne statutin e Federates se futbollit duke bere realitet ata cka kishte paralajmeruar vetem pak dite me pare. Ne kete menyre kreu i ketij Institucioni ka permbushur kerkesen e dy organizmave me te larte te futbollit Nderkombetar Fifa-s dhe Uefa-s duke miratuar ndryshimet ne Statutin e Federates bazuar kjo ne vendimin e dale nga Asambleja e Pergjithshme e Institucionit shqiptar te Futbollit. - - - - - MINISTRIA E TURIZIMIT, KULTURES, RINISE DHE SPORTEVE Njoftim per Shtyp Ne vijim te kerkeses se Federates Shqiptare te Futbollit me nr.197 Prot. Date 25.01.2008,per miratimin e e ndryshimeve te statutit te FSHF-se,bazuar ne vendimin e Asamblese se Pergjithshme te FSHF-se,nr 05 date 09.06.2007. Ministri Pango ne mbeshtetje te nenit 102, pika 4 e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe pikes 2 te nenit 14 te Ligjit Nr.9376, date 21.04.2005 I dryshuar"Per Sportin", ka firmosur sot paradite ndryshimet e statutit te Federates Shqiptare te Futbollit. Zyra e shtypit Irena Prici

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›