E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rudi Vata: “E ardhmja e futbollit kosovar është e garantuar”

"Pavarësia e Kosovës është gjëja më e bukur për popullin shqiptar në tërësi dhe futbollin në vecanti", - përshëndeti ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ngjarjen e madhe të krijimit të shtetit të Kosovës. "Si të gjithë optimistët dhe realistët unë shpresoj të sjellë gjëra më të mira për kombin tonë dhe besoj do të jetë një eveniment që do ta bashkojë gjithë shqiptarët duke sjellë më shumë mirësi mes nesh".
Vata, një futbollist me përvojë të madhe në Shqipëri (Vllaznia, Dinamo, Tirana), por dhe në Europë me eksperiencat në Gjermani, Skoci e Japoni beson se Pavarësia do të krijojë një impakt ndërkombëtar për futbollin kosovar.
"Lojtarët kosovarë prej më shumë se dhjetë vjetësh japin një kontribut të cmuar për futbollin shqiptar. Është normale që ata të përfaqësojnë futbollin e vendit të tyre të lindjes, pavarësisht se nuk duhet jetë kështu. Mendoj se Shqipëria dhe Kosova janë një komb, një gjuhë dhe për shumë vite duhet të jetë një Kombëtare. Unë mendoj se për Shqipërinë largimi i lojtarëve kosovarë do të thoshte disa hapa prapa, pasi do të krijonte disa boshllëqe për nivelin që kemi arritur deri tani. Duket pak si një ndjenjë jo reale. Lojtarët kosovarë do të jenë me përfaqësuesen e Shqipërisë deri në përfundim të eliminatoreve të Botërorit 2010, por deri atëherë kanë për të ndryshuar shumë gjëra. Gjithsesi e shoh normale që lojtarët e Kosovës të përfaqësojnë kombin e tyre. Futbollistët kosovarë që luajnë në Perëndim janë duke bërë një përformancë të bukur në Europë dhe besoj se ardhmja e futbollit kosovar është e garantuar".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›