E Diel, 1 Nëntor 2026

Njazi Kuqi, lojtari më i votuar i TUS Koblenz

Njazi Kuqi, gol dhe lojtari më i mirë i votuar nga fansat për Tus Koblenz në ndeshjen kundër St.Paulit në barazimin 1-1. Njazi Kuqi ka marrë deri tani 34.39 për qind të votave. Në një intervistë të dhënë nga lojtari i Tus Koblenz, Andrea Richter për die-fans.de, lojtari 30-vjecar thotë për shqiptarin me pasaportë finlandeze: "Nga Kuqi si sulmues ne presim natyrisht gola. Ai na e vërtetoi këtë ndeshjen e fundit. Është një tip tjetër sulmuesi. Ai është rritur shumë dhe kjo i jep më shumë mundësi të shënojë pas krosimeve, ashtu sic ndodhi dhe kundër St.Pauli".
Sondazhi i faqes zyrtare te Tus Koblenz
Dennis Eilhoff: 12.21%
Njazi Kuqi: 34.39%
Marko Lomic: 6.85%
Branimir Bajic: 6.48%
Joshua Grenier: 11.15%
Anel Dzaka: 9.02%
Manuel Hartmann: 19.9%

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›