E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Komitetit Olimpik Rus, Tjagaçev: Kosova të marrë pjesë në Lojerat Olimpike

RESHAT IBRAHIMI
Shkup, 20 shkurt - Kryetari i komitetit Olimpik të Rusisë, Leonid Tjagacev ka deklaruar për mediat serbe se, sportistët nga Kosova patjetër duhet të marrin pjesë në Olimpiadën e Pekinit. "Patjetër Kosova duhet të marrë pjesë në lojërat Olimpike dhe ky është qëndrimi im i qartë. Nuk ka arsye që sportistët dhe trajnerët të dënohen për shkak të politikës, ndërsa Olimpiada është një ëndërr e cdo sportisti. Sportistët dhe trajnerët janë përgatitur për katër vjet dhe do të ishte nëncmuese sikur politika të bënte ndonjë pengesë. Për disa nga ata kjo është shansi i fundit të marrin pjesë në lojërat Olimpike", deklaroi Tjagacev.
Ndërkohë komiteti Ndërkombëtarë Olimpik ka njoftuar se gjasat e sportistëve të Kosovës që në lojërat Olimpike të kësaj vere të marrin pjesë me flamur të tyre janë shumë të vogla. Sipas zëdhënëses të KON, Emanuele Moro, pa marrë parasysh që në Prishtinë është shpallur pavarësia. Për tu bërë anëtare e KON përvec njohjes nga Kombet e bashkuara, duhet patjetër shteti i cili dëshiron të bëhet anëtare fuqi plote e familjes olimpike të përmbush disa kushte të institucioneve sportive.
"Duhet të presim vendimin e Kombeve të bashkuara. Gjasat janë shumë të vogla që garuesit nga Kosova të marrin pjesë për Kosovën në lojërat Olimpike në Pekin, për shkak të periudhës së shkurtë", deklaroi Moro.
Në Prishtinë në vitin 2003 është formuar organizata e komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), kurse kryetar është Besim Hasani. KOK sipas rezultateve në Olimpiadë mund të marrë pjesë me pesë boksierë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›