Sul Mema: Tirana ka nevojë për revolucion mendor

Sokol Paja
Tekniku i Tiranës Sulejman Mema ka deklaruar se në ekipin e tij ka nevojë për ndryshime rrënjësore, me qëllim që ekipi të kthehet në nivelet e kërkuara. Revolucioni sipas strategut bardhë e blu do të fillojë që nga moshat e deri tek përbërja e ekipit. Ekipi i Tiranës edhe pse ka përbërje të mirë prapë se prapë Mema mendon për ndryshime ne ekipin e tij. Thjeshtësia e të luajturit dhe zbatimit me përpikmëri i detyrave nga futbollistët bëjnë që ekipi të jetë në këtë gjendje në të cilën ndodhet. Edhe pse diferenca me vendin e parë është nëntë pikë, prapë se prapë trajneri Mema thotë se gara nuk ka përfunduar ende dhe Tirana ka mundësi që të rivalizojë deri në fund. * * * Keni folur shumë herë për një revolucion te Tirana, cfarë është ky revolucion dhe nga do të fillojë? E para e revolucionit është një revolucion mendor dhe konceptual te ekipi i Tiranës, sepse ajo realisht ka nevojë shumë të madhe që të kryhet. E kam ritheksuar disa herë që ky revolucion nëse duhet që të jetë i suksesshëm duhet që të fillojë që tek sistemet zinxhirë të ekipit të Tiranës. Nëse fillon aty atëherë ka premisa që të kryhet sic duhet ky revolucion. Në mendimin profesionist ekipi i Tiranës së bashku këtu edhe kryesia me gjithcka që përfshin klubin Tirana, janë vendosur disa rregulla bazë të mbarëvajtjes së punës dhe gjithcka do të jetë e bazuar në këtë rregull që është i zbatueshëm dhe është ligj për të gjithë. Këto ligje do të jenë të njëllojta për të gjithë edhe për trajnerin edhe për cdo pjesëtar tjetër të ekipit. Edhe për lojtarin më të mirë edhe për lojtarin më të keq të gjithë tani e tutje do të jenë të barabartë dhe të gjithë do të trajtohen njësoj. Këto ligje do të zbatohen nga të gjithë njësoj dhe vetëm kështu do të ecet përpara. Ideja e revolucionit të ekipit është që të gjithë të jenë të barabartë dhe të gjithë të kenë përgjegjësi të njëjta në ekip. Nuk do të ketë më të parë dhe të fundit të gjithë do të jenë njësoj në ekipin tim. Revolucioni konceptual është shumë i rëndësishëm sepse aty do të fillojnë të hidhen edhe piketat për të ardhmen. Përvec këtij revolucioni do të kërkoj revolucion edhe në përbërje të ekipit pasi kjo përbërje nuk ma mbush syrin edhe pse realisht sot Tirana ka një përbërje mjaft të mirë. Sipas jush e meriton Tirana vendin që ka në renditje? Unë mendoj se nuk e meriton sepse me kryesuesit e kampionatit është ndeshur dy herë dhe ka dalë e fituar. Ndeshjen e parë e mundën pastër 2-0 ndërsa ndeshjen tjetër ishim dominues në të gjitha aspektet. Edhe pse Dinamo mori atë që deshi që të mbajë diferencën me ne, por u pa qartë se kush ishte Tirana e kush ishte Dinamo në atë ndeshje. Nisur edhe nga shumë aspekte të tjera si terrenet kushtet financiare apo cdo gjë tjetër Tirana është më lart dhe edhe në klasifikim duhej të ishte më kartë sepse realisht mundësitë i ka. Cfarë nuk shkon te Tirana? Vetëm thjeshtësia nuk po e lë Tiranën që të ecë përpara dhe të jetë ku duhet të jetë. Mungon zbatimi me korrektësi dhe profesionalizëm i detyrave të dhëna nga trajneri në fushën e lojës. Nëse veprohej kështu ju siguroj se ekipi do të ishte në një vend tjetër në klasifikim. Mendoni se Tirana i ka dhënë lamtumirë titullit të sivjetshëm? Asnjëherë në botë nuk e kam menduar këtë. Nuk jemi aspak jashtë titullit. Tirana do të luftojë deri në fund dhe kam përshtypjen se do të jemi në një pozitë tjetër klasifikimi deri në fund. Tirana do të luftojë për titull deri në fund sepse mundësitë i ka të dalë kampione dhe diferenca e krijuar nuk na tremb aspak që të heqim dorë nga titulli. Pikët e fituara janë të njëllojta me cdo ekip. Vetëm nëse merren cdo ndeshje tri pikët dhe luftohet shumë atëherë mund të mendojmë se titulli është i mundur dhe i arritshëm që të fitohet nga ne.