E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fund operacioni NATO. Hiqen 40 ton eksploziv

Ka përfunduar me sukses Operacioni i forcave aleate të NATO-s qe zbriti në Vlorë disa ditë më parë në misionin për heqjen e predhave detare. Dita e fundit e operacionit është përqendruar te demostrimi i forcave të të dy palëve. 

VLORE- Ka përfunduar me sukses Operacioni i forcave të NATO-s që zbriti në Vlorë në misionin për heqjen e predhave detare. Flota detare hollandeze në bashkëpunim me Forcat tona të Armatosura 5 ditë më parë nisën operacionin e koduar për pastrimin e zonës ku gjendej sasia e lëndëve eksplozive të rrezikshme nën ujore.
Dy ditë më parë gjatë opercionit forcat pjesëmarrëse asgjësuan nëpërmjet shpërthimit një minë detare aktive me më shumë se 250 kg eksploziv, e cila paraqiste rrezik për mjetet e lundrimit që kalonin pranë saj. Mina u hoq nga vend i quajtur Raguza në Karaburun dhe u shpërthye në disa milje larg Zvërnecit.
Dita e fundit e operacionit është përqendruar te demostrimi i forcave të dy palëve ku është stimuluar një aksion në terren dhe më pas në det me ndërhyrje nga Forcat Detare si dhe ato Ajrore. Skandali i ekzistencës së mijra ton municione si predha dhe eksplozive të tjerë detarë të hedhur në bregdetin e zonës së “Ujit të Ftohtë” u denoncua ekskluzivisht një vit më parë në televizionin “News24”.

Pas përfundimit të operacionit shefi i Shtabit të Përgjithshëm Maksim Malaj shprehet, “ishte stërvitja më e madhe pas anëtraësimit të Shqipërisë në NATO. Në të u trajtuan disa elementë të cilët ndikuan në rritjen e aftësive dhe kapaciteteve të forcave tona. Krijuam marrëdhënie miqësore mes aleatëve tanë si dhe shkëmbyem eksperiencat midis nesh të cilat do na shërbejmë për operacionet e ardhshme midis aleatëve. Ky operacion asgjësoi disa lëndë eksplozive të cilat kanë qenë të pranishme në gjirin e Vlorës”- tha Malaj.

Pas përfundimit të këtij operacioni të dytë të konsideruar tepër i rëndësishëm dhe vjen pas atij të forcave shqiptare “Plazhe të Pastra” . Në këtë operacion ku morën pjesë 11 polumbarë ndër to 7 polumbarë hollandez u arrit të nxirreshin 40 ton eksploziv nga zona e lokalizuar. Aktualisht sipas drejtuesve të operacionit deklarohet se pas këtij operacioni të kryer bregdeti i Vlorës nuk paraqet rrezikshmëri. Një vit më parë, pas ngjarjes së rëndë të Gërdecit, “News24” publikoi pamje eskluzive të një sasie eksplozivi, e cila qëndronte prej vitesh nën detin e Vlorës me rrezikshmëri të lartë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›