E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli kthehet i penduar ne stervitje

Disa dite me pare ishte denuar, por Mario Balotelli eshte kthyer ne stervitje. Lajmi tashme eshte pozitiv. Mourinjo eshte perpjekur qe te integrohet me ekipin dhe te mos kundershtoje, si me pare. Presidenti Morati i ka dhene te drejte trajnerit, per te cilin thote se ka marre nje vendim te rendesishem kur e mori ne krye te stolit interist. Presidenti vlereson punen e trajnerit te Interit. "Ne jemi ende ne gare ne te gjitha frontet, per te fituar trofe dhe po bejme perpjekje maksimale per te dhene me te miren cdo dite", - thekson Masimo Morati, teksa flet per ekipin e Interit. "Absolutisht objektiv i rendesishem eshte qe te ecim me kete ritem ne kampionat, ndersa do te ishte kenaqesi e madhe per te gjithe tifozet e Interit, qe te fitonim edhe Ligen e Kampioneve, sepse kane kaq shume viteve qe presin." Morati eshte gjithnje e me i bindur se ai kishte bere zgjedhjen e drejten, kur uli ne stolin e ekipit, José Mourinjon. "Pas vetem gjashte muajve, pas arritjes se tij, ekipi arriti te pershtatet shume mire dhe po shkelqen. Filozofia dhe personaliteti i tij dhe deshira e madhe per te fituar, ka ndikuar ne te gjithe ekipin. Ai eshte nje profesionist i madh dhe frytet e tij te punes, mund te shihet nepermjet rezultateve te arritura deri tani."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›