Zherard rrezikon Ligen e Kampioneve
Kapiteni i Liverpulit, Stiven Zherard do te mbetet jashte formacionit, ne dy ndeshjet e radhes, ndaj Portsmuthit dhe Mancester Sitit. Zherard rrezikon te humbe edhe ndeshjen e Liges se Kampioneve, ndaj Real Madridit, mungese e cila mund te prishe pune dhe ka shqetesuar liverpulasit. Trajneri Rafa Benitez shpreson se demtimi i Zherard, do te kapercehet dhe ai do te kthehet, per te udhehequr ekipin ne nje ndeshje vendimtare. Edhe ne kampionat, Liverpuli synon te ngjitet ne krye, pasi Mancesteri udheheq klasifikimin, prej dy javeve.