Java 20, Kamza – Elbasani 2-1, “Dalipi-goool!”

www.albania-sport.com - Kamza-Elbasani (2-1), supersfida e javës së 20-të të Kategorisë së Parë, ishte komplet një çështje “vëllezërish Dalipi’, pasi jo vetëm që përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë mëdhenj ishin dy djemtë e legjendës së Elbasanit, Kujtim Dalipi, Klevis i Kamzës dhe Endri i Elbasanit, por se dhe të tre golat mbajnë firmat e tyre.
Me një profil të qartë sulmues, Kamza e versionit “Musta” (në fakt, Perlati nuk ishte në bankinë mungoi për shkak të një fatkeqësie) befasoi Elbasanin me një gol të shpejtë të realizuar në minutën e 5-të nga 33-vjeçari Klevis Dalipi, golashënuesi më i mirë sezonal i skuadrës, autor edhe i golit të dytë të kamzalinjve në minutën e 24-t.
Elbasani i Krenar Alimehmetit kundërreagoi, por goli i nderit i realizuar nga mesfushori Endri Dalipi në minutën e 76-të shërbeu vetëm sa për statistike. Kamza, që nga ana e saj regjistroi fitoren e 10-të sezonale në 20 takime, mori revanshin ndaj humbjes po 2-1 të fazës së parë me Elbasanin në “Ruzhdi Bizhuta” (java e 5-të). Për Elbasanin kjo ishte humbje e 5-të sezonale dhe e dyta në katër ndeshjet e fundit.
Kategoria e Parë
Java 20, 27.02.2010
Kamza-Elbasani 2-1
Klevis Dalipi 5’, 24’/ Endri Dalipi 76’
Përballjet në këtë sezon
Në kampionat
Java 5: Elbasani-Kamza 2-1
Java 20: Kamza-Elbasani 2-1
Në Kupë
Turi i Parë: Kamza-Elbasani 2-1
Turi i Parë: Elbasani-Kamza 0-0
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 27 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili