E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 20, Besëlidhja – Partizani 0-2

www.albania-sport.com - Partizani triumfoi 2-0 në “Brian Filipi” të Lezhës ndaj Besëlidhjes vendase, duke koleksionuar një trepikësh shumë të rëndësishëm në luftën për një rikthim të shpejtë në Kategorinë Superiore.

Mbrojtësi Ardit Beqiri realizoi golin e parë në minutën e 25-të pas një asisti të Engert Bakallit, ndërkohë që në minutën e 59-të, mbrojtësi i Besëlidhjes, Sadush Danaj, devijoi në portën e tij një goditje të sulmuesit të Partizanit, Erjon Rizvanolli.

Fantazisti Artan Karapici i pati të gjitha mundësitë për të shënuar një gol të tretë, pas disa veprimeve spektakolare individuale, por në momentin e fundit, Danaj ja hoqi kënaqësinë.

Të kuqtë e Skerdi Bejzades realizuan fitoren e tretë rresht më këtë rezultat në katër ndeshjet e zhvilluara në fazën e dytë, pas atyre me Sopotin në Librazhd dhe Adën e Velipojës në kryeqytet.

Edhe në fazën e parë, në takimin e luajtur në “Selman Stërmasi”, Partizani kishte fituar po 2-0 me Besëlidhjen.

Kategoria e Parë
Java 20, 27.02.2010

Besëlidhja-Partizani 0-2
Ardit Beqiri 25’, Sadush Danaj 59’


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 27 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›