Java 20, Bylis – Skrapari 3-0

www.albania-sport.com - Bylisi, lideri i Kategorisë së Parë, arriti një fitore komode 3-0 me Skraparin e vendit të parafundit, duke u ngjitur në kuotën e 50 pikëve pas përfundimit të javës së 20-të.
Kapiteni Amarildo Dimo çeli serinë e golave në minutën e 12-të, ndërkohë që Romeo Hamzaj (73’) dhe Maringlen Kule (81’) kompletuan tripletën e formacionit të Ilir Spahiut.
Hamzaj u ngjit në kuotën e 14 golave, dy më shumë se Dorian Bubeqi i Lushnjës (12).
Për ballshiotët e presidentit Besnik Kapllanaj kjo ishte fitorja e 16-të në 20 ndeshje, që mesa duket ka mbyllur edhe në Kategorinë e Parë çështjen e titullit kampion.
Në takimin e fazës së parë, Bylisi kishte fituar 1-0 në Skrapar.
Bylis-Skrapari 3-0
Amarildo Dimo 12’, Romeo Hamzaj 73’, Maringlen Kule 81’
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 27 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili