E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodian Duro, shfaqet CSKA e Sofjes

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi
- ASA (Albania Sport Agency)- CSKA e Sofies eshte shume prane afrimit te playmaker-it te kombetares shqiptare Klodian Duro. Ish-lojtari i Samsunspor, Malatiaspor, Rizespor dhe Arminia Biefeld per momentin aktivizohet ne kampionatin shqiptar me SK Tirana qe ndodhet ne krye te klasifikimit. "Duro ndiqet nga bullgaret e CSKA-se qe para nje muaji kur luajti nje ndeshje te shkelqyer per Shqiperine kunder Bullgarise ne stadiumin "Vasil Levski" – shkruan sportal.bg. "Per Duron kemi shume kerkesa nga klube te ndryshme. Per momentin nuk duam te komentojme per asnje nga ato"- u shprehen nga klubi i tij , SK Tirana. Ardhja e Klodian Duros tek CSKA-ja kthehet ne nje ceshtje me se aktuale, pasi dhe cmimi i tij eshte shume i ulet per mundesite dhe vlerat qe ka ky lojtar dhe eshte cmim i pranueshem per mundesite ekonomike te CSKA-se se Sofies. Ky eshte Klodian Duro : Lindur: 21 dhjetor 1977 Gjatesia : 177 cm Pesha: 73 kg Karriera : KF Elbasani (1996-98), SK Tirana (1998-99), FK Vllaznia (1999-01), Samsunspor (2001-02), Malatiaspor (2002-03), Rizespor (2003-04), Arminia Biefeld (2004-05), SK Tirana (2005- )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›