Fundi i iluzionit Medvedev
Gazetari, Leonid Parfyonov, i shokoi të pranishmit me fjalimin e tij pesëminutësh, gjatë të cilit shtëpinë e tij televizive e definoi si një televizion nën kontroll të shtetit, i cili assesi nuk paraqet një servis publik.
Iu tha se “ne nuk emitojmë lajme, por propagandë dhe antipropagandë qeveritare”, se “gazetari më nuk është gazetar, por një shërbyes qeveritar që e admiron qeverinë”, se gazetarët “nuk mund të intervistojnë shefin e arkës të tyre, dhe të merren me gazetari hulumtuese’, se reportazhet televizive nuk ndahen në të mira e të këqija, por në ato që munden ose s’munden të emitohen, etj.
Të pranishmit po dëgjonin të shokuar, edhe pse asgjë nga fjalimi i tij nuk u publikua në televizionin shtetëror. Deri më sot, dy muaj më vonë, në këtë televizion nuk u mbajt asnjë debat, megjithëse as Leonid Parfyonov’it nuk i ndodhi asgjë.
Ai e lehtësoi shpirtin, dhe tani – po pret.
Kam frikë se nuk do ta përjetojë asnjë debat, e as nuk do të jetë në pozitë që t’i zbardhë argumentet e tij. Këtë s’e bri as ish-zëvendëskryeministri, Boris Nemtsov, i cili nga fundi i vitit të kaluar fliste kundër dënimit të Khodorkovsky’t nëpër tubimet opozitare. Rrugës për në shtëpi, ai u arrestua, nën akuzat për nxitje të kryengritjes, dhe të sharjes së policisë, edhe pse mbrojtja e tij ofronte xhirime që tregonin krejt diçka tjetër. Gjykatësi refuzoi që këto xhirime televizive t’i pranojë si material dëshmues. Nemtsov u dënua me 15 ditë burg.
Çdo gjë që po ndodhë në Rusi, president i së cilës, Dmitry Medvedev, që prejse është zgjedhur vazhdimisht flet për “sundimin e ligjit”, për “nihilizmin legal”, për “korrupsionin endemik’, etj, etj.
E, përderisa Medvedev flet, kryeministri Putin punon.
Para shpalljes së aktgjykimit, ai Khodorovsky’n e shpalli hajn, që ka vjedhur gati gjithë prodhimtarinë e naftës mes vitit 1998 dhe 2003, dhe që ka vjedhur 27 miliardë dollarë (e kjo, pasi që sipas aktakuzës së parë ai fillimisht e kishte akuzuar Khodorvsky’n se për të njëjtën naftë nuk kishte paguar tatim).
Putin e mbështet fuqishëm lëvizjen nacionaliste proruse dhe vendos lule në varrin e rusit të vrarë gjatë dhunës ndëretnike, por nuk vendos as kurora e as nuk iu dërgon ngushëllime familjeve të qindra të vrarëve jorus... Ai, thjeshtë, sundon.
Megjithatë, pas dënimit të Khodorvsky’t dhe qetësisë që po dëgjohet pas fjalimit të Leonid Parfonov, humbësi më i madh (përveç Mikhail Khodorovsky’t, që e vazhdon jetën në burg) është presidenti rus, Dmitry Medvedev.
Ai mund të parakalojë para rojave dhe të mbajë fjalime. Por, të gjitha premtimet e tij tashmë ranë në ujë, duke tretur kështu edhe iluzionet e fundit perëndimore se Medvedev mund ta shpijë Rusinë në botën e demokracive moderne.
Ai Rusinë mund ta shpijë vetëm atje ku dëshiron Vladimir Putin.