E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, zgjerohen ndalesat

Nga Express më 15 janar 2011 në ora 22:13

Për shkak të dioksinës, në Gjermani është zgjeruar ndalesa e që ndërlidhet me shitjen e produkteve ushqimore.

Duke filluar që nga dita e shtunë, në Gjermani ka hyrë në fuqi ndalesa për shitjen e vezëve dhe të mishit të shpendëve dhe të derrave nga 934 ferma të vendit. Ky veprim u ndërmor me qëllim të parandalimit të shfaqjes në treg të produkteve që potencialisht mund të jenë të ndotur me dioksinë.

Ministrja gjermane e Bujqësisë, Ilse Eigner, deklaroi se institucionet e krahinës federale të Saksonisë së Ulët kanë zbuluar se një prodhues që ishte i dyshuar për shitjen e ushqimit të helmueshëm të kafshëve e kishte fshehur faktin që kishte bërë dërgesa në 934 ferma gjermane.

Ministrja gjermane po ashtu nënvizoi se shitje e këtyre produkteve është ndaluar me qëllim të shmangies së përhapjes së produkteve potencialisht të papërdorshme.

Skandali me dioksinë shpërtheu në fillim të muajit janar, kur hetuesit gjerman zbuluan nivele tejet të larta të dioksinës në vezë dhe tek zogjtë e fermave, e cila gjë pastaj nxiti institucionet gjermane që të ndalojnë shitjen e produkteve të mbi 1,000 fermave.

Në disa vende evropiane tashmë është ndaluar plotësisht importimi i produkteve bujqësore nga Gjermania.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›