Turqia arreston 30 ekstremistë të dyshuar
Policia turke ka arrestuar të paktën 30 njerëz, nën dyshimin se kanë lidhje me një grup militant islamik, megjithëse, sipas agjencisë së lajmeve Anatolya, aksioni ende nuk ka përfunduar.
Bastisjet në lokacione të ndryshme filluan që nga dita e premte, pas njoftimeve se disa ekstremistë të dënuar kishin ikur nga burgu, pasi që gjatë këtij muaji ishin liruar me kusht.
Ata ishin liruar në përputhje me ligjin, i cili e kufizon kohën deri kur një i dyshuar mund të mbahet në paraburgim në pritje të sjelljes së aktvendimit përfundimtar, dhe brenda asaj kohe llogaritet edhe pritja e rezultatit të ankesës së ushtruar.
Në mesin e të zhdukurve janë edhe nëntë pjesëtarë të Hezbollahut turk, të cilët në vitin 2009 u shpallën fajtorë për akuzat që i ngarkonin me vrasjen e 188 njerëzve dhe për tentimin e krijimit të një shteti islamik në vend.
Grupi mori emrin nga Hezbollahu libanez, me të cilin nuk është zyrtarisht i lidhur, sqaroi agjencia e lajmeve AP.