E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi zyrtar i operacioneve në Irak


Më shumë se shtatë vjet pas pushtimit të Irakut, misioni luftarak i ushtrisë së SHBA-së zyrtarisht merr fund këtë të martë. Presidenti Barack Obama kishte përcaktuar 31 korrikun si datë të fundit për këtë operacion. Megjithatë në Irak do të mbeten edhe rreth 50.000 ushtarë amerikanë, roli i të cilëve është kufizuar në trajnimin dhe këshillimin e trupave irakiane. Deri në fund të vitit 2011 të gjitha njësitë ushtarake amerikane do të largohen nga vendi.
KështuShtetet e Bashkuara pritet të deklarojnë sot edhe zyrtarisht përfundimin e operacioneve luftarake në Irak, shtatë vjetë e gjysmë pas ndërhyrjes dhe rrëzimit të rregjimit të Sadam Huseinit. Në mbrëmje presidenti Obama do të mbajë një fjalim nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë ku do të flasë edhe për rolin e Amerikës në Irak në të ardhmen dhe fokusimin në luftën kundër talibanëve në Afganistan. Obama, i cili kishte kundërshtuar ndërhyrjen në Irak gjatë fushatës presidenciale kishte premtuar t'i jepte fund luftës.
Zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden ka arritur në Bagdad për të marrë pjesë në ceremonitë përmbyllëse të operacioneve luftarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›