Netanjahu: Paqja me palestinezët, e arritshme
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, beson se një marrëveshje përfundimtare paqësore me palestinezët është e mundur.
"Nuk jam naiv. I shoh të gjitha vështirësitë dhe pengesat, por pavarësisht kësaj besoj se një marrëveshje paqe përfundimtare është objektiv i arritshëm. Natyrisht kjo nuk varet vetëm prej nesh, pasi janë dy palë në këtë debat. Nga ana ime dua të ofroj gjithë kohën dhe përpjekjet e nevojshme dhe kjo është arsyeja përse po udhëtoj drejt Uashingtonit", tha Netanjahu gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë së tij.
Kryeministri izraelit dhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas do të takohen të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama. Takimi vjen pas muajsh bisedash jo të drejtpërdrejta mes palestinezëve dhe izraelitëve. Kryeministri izraelit është nisur për në në Washington ku të enjten do të rinisin negociatat e drejtpërdrejta për paqen izraelito-palestineze. Gjithashtu ka të dhëna se Netanjahu do të takohet edhe me sekretaren amerikane të shtetiti Hillary Clinton. Para nisjes nga Jeruzalemi, netanjahu është takuar me kreun e shtetit Shimon Peres.