FIA shpëton Moslin, gjermanët protestojnë
Maks Mosli do të qëndrojë në detyrën si president i FIA-s. Asambleja e Përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, e cila u mblodh dje, votoi pro drejtuesit që pak kohë më parë ishte protagonist i skandalit seksual të publikuar nga "News of the World". Rezultati i votimit sekret ishte 103 vota në favor të qëndrimit të tij në krye të FIA-s dhe 55 kundër. Pas këtij verdikti, Mosli, që drejton organizatën nga viti 1993, tashmë duhet të përfundojë deri në fund mandatin që skadon në vitin 2009. Presidenti ishte vënë në qendër të vëmendjes pasi mediat britanike kishin publikuar me detaje një orgji me sfond nazist, në të cilin 68-vjeçari ishte protagonisti kryesor. Asambleja, e kërkuar me ngulm nga vetë presidenti i federatës vetëm pak ditë pas skandalit, ka diskutuar edhe "dhunimin e jetës private të kreut të FIA-s, Maks Mosli".
Që prej ditës kur pamjet e regjistruara nga një prej pesë prostitutave u bënë publike, reagimet me këtë ngjarje ishin të shumta. Pjesa më e madhe e tyre ishin negative dhe kërkonin largimin e menjëhershëm të presidentit. Edhe Berni Ekleston kishte folur rreth skandalit. Pak ditë më parë, presidenti i FOM tha se "nuk më pëlqen ta shoh në një situatë ku është i detyruar të japë dorëheqjen. E njoh Maksin prej 40 vjetësh. Nuk më pëlqen që ai të largohet në këtë mënyrë, pas gjithë atyre që ka bërë për këtë sport". Megjithatë, Mosli nuk ia ka vënë veshin: "Kam marrë shumë mesazhe nga njerëz që më mbështesnin, replikoi. Persona të FIA-s, por edhe personalitete nga Formula 1 më kanë thënë se jeta ime private nuk ka lidhje me punën që bëj dhe se duhet të vazhdoj në detyrën time. Do të ndjek këshillën e tyre". Tashmë, Mosli ka edhe votat e FIA-s. Megjithatë, vendimi i asamblesë ka shkaktuar disa polemika: presidenti i klubit gjerman të automobilave (Adac) që është më i madhi në Evropë, ka protestuar. "E kemi pritur me keqardhje dhe duket e pabesueshme që vendimi i asamblesë ishte të konfirmonte Moslin në krye të FIA-s".