E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjava nis me ulje temperaturash, rinisin reshjet e shiut dhe borës

TIRANË- Fundjava ka nisur me ulje temperaturash dhe përkeqësim moti në të gjithë vendin. Pas reshjeve të borës të rëna gjatë pasdites së djeshme në Pukë.

Mëngjesin e sotëm nuk ka patur me reshje dhe as probleme nga ngricat pavarësisht rënies së temperaturave. Mësohet se Iballa vijon të jetë e izoluar, ndërkohë në Kukës sot kanë nisur reshje bore edhe në qytet, ndërsa në zonat malore mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet kanë qenë intensive, duke veshtirësuar lëvizjen në fshatrat ende të pazhbllokuara nga bora e javëve të fundit.

Temperaturat janë ulur dhe në qarkun e Dibrës, teksa gjatë natës ka rënë rreth 10 cm borë. Ka vështirësi qarkullimi në aksin nacional Peshkopi-Tiranë për shkak të ngricave, ndërsa herë pas herë reshjet e borës shoqërohen me stuhi. Komuna Lurë dhe Selishtë janë të izoluara. Reshje bore dhe në Malësi të Madhe, ku Vermoshi dhe Dukagjini vijojnë të jenë të bllokuar.

Edhe në Qafë Thanë ka patur borë gjatë natës, por pa krijuar probleme. Ndërkohë që në qarkun e Korcës situata është më problematike, për shkak të borës, e cila në qytet ka zënë shtresë deri në 20 centimetra, ndërsa në zonat më të thella deri në 50 centimetra. Aksi Boboshticë-Dardhë, Ersekë-Leskovik kalohen me zinxhirë në disa segmente të tyre.
(el.me/news24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Bllokohet aksi Boboshticë-Dardhë pas rënies së 2 orteqeve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›