E Diel, 1 Nëntor 2026

Porsche në Kinë shitje rekord edhe pse 2 fish më i shtrenjtë

KINË- Radhë milionerësh kinezë përpara dyqaneve të Porsche për të porositur makinën e re 918 Spyder, edhe pse do të kushtojë 1.6 milionë euro, më shumë se dyfishi i çmimit në Gjermani.

"Kemi shitur më shumë makina se sa kishim menduar, edhe pse makina është jashtëzakonisht më e shtrenjtë në Kinë se sa në Evropë", thotë Helmut Broeker, një përfaqësues e kompanisë.

Kjo makinë do dalë në shitje në Kinë në fillim të vitit 2014-të disa muaj më vonë se në Evropë. Në Gjermani ajo do të kushtojë 645 mijë euro, ndërsa në Kinë çmimi i saj do arrijë deri në në 1.6 milionë euro, për shkak të detyrimeve doganore dhe taksave mbi luksin.

Kina është, tregu i dytë më i madh në botë për shitjen e Porsche, pas SHBA-ve. Në vitin 2011 ka eksportuar 24,300 makina, një rritje prej 65 për qind gjatë vitit të kaluar.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga Porsche-i

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›