E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjava rikthehen reshjet. Bore ne zonat malore

Mot të kthjellët do të kemi edhe nesër, pasi të premten do të rikthehen  reshjet e shiut madje dhe të borës. Meteorologët thonë se fundjava do të jetë e shoqëruar nga një situatë sinoptike e paqëndrushme, ndërkohë që edhe vlerat termike që do të shënojë termometri nuk do të ndryshojnë shumë. Mëngjesi do të vazhdojë të jetë i ftohtë edhe në ditët në vijim.

“Vlerat minimale shënuar deri në -6 apo -7 gradë celcius në zonat malore. Edhe bregdeti edhe zonat e ulta kanë pasur temperatura të ulta në vlerat e mëngjesit. Në  kryeqytet u arrit edhe deri në 3 gradë celcius. Dita e premte do të sjellë fuqizim të vranësirave dhe shirave. Në fillim do të prekë zonën e ulët e bregdetare dhe më pas edhe gjithë territorin shqiptar”- tha Porja.

Situata sinoptike pritet të ndryshojë përsëri duke filluar që nga java që vjen. Rreshjet do të zëvendësohen nga kthjellimet, ndërkohë që temperaturat do t’u rikthehen vlerave normale të muajit tetor.

“Parashikohet që edhe e hëna të mbetet në kushte të paqëndrueshme deri në pjesën e dytë të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësime të kushteve të motit duke i larguar vranësirat e rreshjet e shiut duke risjellë kthjellimet në të gjithë vendin”- tha Porja.

Kujdes duhet të kenë këtë fundjavë edhe mjetet lundruese, pasi era në det do të jetë e forte. Madje priten edhe stuhi, të cilat do të krijojnë një dallgëzim të lartë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›